Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka vizituar familjen Krasniqi në komunën e Ferizajt, familje kjo e cila u bërball me një tragjedi, ku humbi tre anëtarë të saj në një aksident në Gjermani.
Haradinaj-Stublla, ka ngushëlluar familjarët për humbjen e madhe të të afërmve të tyre, si dhe ka shprehur gatismërinë e Qeverisë së Kosovës për t’u qëndruar afër familjes përballë kësaj tragjedie.
Ajo, e ka quajtur javë të trishtë javën që po lëmë pas, marrë parasysh që edhe dy të rinjë mërgimtarë humbën jetën tragjikisht nga një tren në Gjermani.
“Javë e trishtë për mërgatën tonë! Isha sot për ngushëllime në familjen Krasniqi të Rahovicës së Ferizajit, bashkë me kryetarin e degës së AAKsë në Ferizaj, Zv.Ministrin e Infrastrukturës z.Xhavit Zariqi për t’u shprehur solidaritetin dhe gatishmërinë e plotë timen dhe të Qeverisë së Kosovës që t’u qëndrojmë afër familjes në përballjen me këtë tragjedi të rëndë”, ka shkruar ministrja Haradinaj-Stubla në Facebook.
Ndryshe, familja pesë anëtarësh Krasniqi nga fshati Rahovicë i Ferizajt, ishin duke u kthyer nga Kosova për në Zvicër. Por derisa po kalonin në Gjermani me veturën e tyre, u përfshinë në një aksident tragjik që mori jetën e tre prej tyre.
Ky është aksidenti i dytë brenda javës, ku mërgimtarët kosovarë humbën jetën.
Një aksident tjetër, kishte ndodhur në fillim të javës në Gjermani, ku dy të rinjë nga familja Arifaj në Decan, njëri 13 vjecar dhe tjetri 17 vjecar, humbën jetën pas goditjes nga një tren në Gjermani./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Ambasada e Kosovës në Gjermani: Në aksident vdiqën tre kosovarë, nuk ka viktimë të katërt
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...