Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock mbërrin sot në Tiranë. Vizita e ministres gjermane vjen në kuadër të situatës mes Kosovës e Serbisë dhe tensioneve në rritje mes dy vendeve.
Ministrja Annalena Baerbock, ka planifikuar të takojë homologët nga Prishtina dhe Beogradi, të cilët do të mblidhen sot në Tiranë në kuadër të samitit të Berlinit.
“Baerbock do të bisedojë me liderët nga Serbia dhe Kosova dhe do të vazhdojë t’u kërkojë të dyja palëve të shmangin përshkallëzimin e konfliktit gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Shqipëri,” njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane.
Takimet në Shqipëri janë pjesë e “Procesit të Berlinit”, i cili filloi në vitin 2014 për të nxitur bashkëpunimin midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Samiti do të paraprihet sot nga një takim i ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, përfaqësuesit e BE-së dhe organizatat rajonale./rtsh
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...