Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar në Stamboll për të marrë pjesë në takimin e dytë të Platformës së Paqes për Ballkanin, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan.
Platforma e Paqes për Ballkanin mbledh ministrat e punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shërben si forum për shkëmbimin e pikëpamjeve në çështje me interes të përbashkët, përfshirë identifikimin
e mundësive për thellimin e bashkëpunimit rajonal në fusha të ndryshme.
“Pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në këtë platformë riafirmon prioritetet e saj strategjike për anëtarësim në Bashkimin Evropian, NATO dhe organizata të tjera relevante ndërkombëtare, si dhe përkushtimin e palëkundur të Republikës së Kosovës ndaj promovimit të paqes së qëndrueshme, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit rajonal”.
“Republika e Kosovës vlerëson lart marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin e qëndrueshëm me Republikën e Turqisë, si dhe rolin e rëndësishëm të Republikës së Turqisë në avancimin e dialogut, promovimin e paqes dhe forcimin e stabilitetit, si në rajon ashtu edhe në nivel global”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...