Përparimi i Kosovës në fushat vitale për qytetarët e saj, gjendja e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, integrimi euroatlantik i Republikës së Kosovës, me theks të veçantë anëtarësimi i Kosovës në NATO si dhe veprimet destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë në rajon, ishin temat kryesore të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pati me senatorin nga Partia Demokratike e SHBA-së, Gary Peters.
Gjatë këtij takimi, e shoqëruar edhe nga zëvendësministrja Liza Gashi dhe ambasadori Ilir Dugolli, Ministrja Gërvalla e njoftoi senatorin amerikan rreth situatës politike në vend, përparimin e arritur në demokratizim të vendit, sundim të ligjit dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, përcjell Arbresh.info.
“Thellimi i bashkëpunimit politik, ushtarak dhe ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishin temat e tjera të diskutimit mes ministres Gërvalla dhe senatorit Peters, e cila e falënderoi senatorin amerikan për mbështetjen që SHBA-vë për Republikën e Kosovës, zhvillimin dhe integrimin e saj euroatlantik.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Pozicionimi i Kosovës në krah të Ukrainës ishte gjithashtu pjesë e diskutimit të Ministres Gërvalla me senatorin Peters.
Ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal në mbështetje të Ukrainës, duke e vlerësuar këtë si thelbësore për sigurinë dhe paqen afatgjatë në Evropë./Arbresh.info/



Rama në takim me fermerët, premton mbështetje të rritur fina...
Top-klubet angleze synojnë t’ia ‘vjedhin’ Juvës Ylidiz-in
Rama takon Prattipatin: Bashkëpunimi me ShBA-në, një nga sht...
Ismet Isufi, zyrtari policor që vdiq sot në komunikacion
Arrestohet një 35-vjeçar në Elbasan, theri me thikë vëllanë ...
Kurti sot në Prizren, prezanton kandidatët për deputetë