Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka takuar sot Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze, me të cilin diskutoi për çështje dhe tema që janë të interesit dypalësh, për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe për bashkëpunimin konkret mes Kosovës dhe Hungarisë në fushat që janë në domenin e ministrisë.
Ministrja Dumoshi e falënderoi Ambasadorin Bencze për vizitën, dhe u shpreh se MKRS-ja është e interesuar që të rrisë bashkëpunimin me Hungarinë me veprime dhe projekte konkrete të përbashkëta, sidomos në fushat që lidhen me kulturën, sportin dhe rininë.
Ndërsa Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze, e falënderoi ministren Dumoshi për pritjen dhe u shpreh se Hungaria është dëshiron që të bashkëpunojë ngushtë me Institucionet e Kosovës, dhe në këtë rast, me ministrinë në veçanti për të finalizuar iniciativa dhe realizuar projekte që janë në interesin e dyanshëm. /arbresh.info/

Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...