Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj po qëndron në një vizitë zyrtare në Tiranë ku është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati dhe homologen e saj, Klajda Gjosha.
Gjatë takimit ministrat diskutuan ambientin politik në kuadër të BE-së dhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Shqipëri, përvojën e Shqipërisë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe shfrytëzimin e fondeve të BE-së për financimin e reformave të parapara me agjendën evropiane.
Në takim me ministrin Bushati, temë e diskutimit ishin zhvillimet aktuale në dy vendet tona, respektivisht avancimi me procesin e integrimit evropian.
Të dy ministrat u pajtuan që të rritet koordinimi ndërmjet dy institucioneve tona si për të avancuar me implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ashtu edhe për të ecur përpara me agjendat evropiane të vendeve tona.
Ndërsa në takim me ministren Gjosha, u diskutua koordinimi ndërinstitucional për zbatimin e MSA-së, procesin e përafrimit dhe përkthimit të legjislacionit, si dhe programimin e fondeve te BE-se për të përkrahur reformat në kuadër të procesit integrues.
Nice mbetet në elitën e futbollit francez, fiton bindshëm nd...
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet për datat 30 Maj ...
Aksident në Gjirokastër, përplasen dy automjete në bulevardi...
Putin mohon sulmin me dron në Rumani, Bukureshti dëbon konsu...
Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifik...
OBSH: Shkalla e vdekshmërisë nga shpërthimi i Ebola-s arrin ...