Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve të infrastrukturës rrugore në Kaçanik.
Me anë të këtij memorandumi do të financohet realizimi i ndërtimit të rrugëve “Nexhmush Elezi”, “Selim Shehu” dhe “Burim Rexha”, ndërtimit të rrugëve “Rushit Luta”, “Bajram Berisha”, “Migjeni”, “Ukë Meta”, dhe “Blerim Raka”, si dhe asfaltimi i rrugës “Mejdi Dalloshi” (segmenti 1 – nga fillimi i rrugës deri te kryqëzimi me rrugën “Tefik Raka” dhe segmenti 2 – vazhdimi i ndërtimit të rrugës nga vendi “Tek doket shehri”), si dhe projekti i asfaltimit të rrugëve “Kjani Bela”, “Asim Vokshi”, “Veli Dema” dhe “Voskopoja”, për të cilat 50,000 euro do t’i sigurojë MI dhe 90,000 euro komuna e Kaçanikut.
Projektin për asfaltimin e rrugëve “Lushi”, “Gërlica”, “Gabrrica”, “Trupaj” dhe “Rezhancë-Dullovi” të Kaçanikut, në vlerë prej 300,000 euro do ta financojë MI, e cila do ta financojë edhe projektin për asfaltimin e rrugës që lidh fshatin Nikë me magjistralen N2, në vlerë prej 100,000 euro.
MI obligohet të sigurojë mjetet financiare në pajtim me realizimin e punimeve sipas kushteve të kontratës dhe do të caktojë një zyrtar për mbikëqyrjen e realizimit të projekteve nga fillimi deri në përfundim të kontratës.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...