Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i autoritetit qeveritar për Strategjinë Shtetërore kundër Krimit të Organizuar dhe Planin e Veprimit 2018-2022. Takimin e hapi koordinatori nacional Kundër Krimit të organizuar, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra.
Të gjithë akterët u njoftuan me strategjinë e re, e cila është miratuar në Qeverinë e Kosovës. Strategjia për periudhën 2018-2022 është vazhdimësi e strategjisë paraprake dhe në të janë të përfshirë aktivitete që do të ndihmojnë në luftimin e krimit të organizuar.
Fillimisht zëvendësministri Shkodra prezantoi para autoritetit Strategjinë Shtetërore dhe Planin e Veprimit kundër Krimit të Organizuar 2018-2022. Ai kërkoi angazhim të gjithë akterëve në mënyrë që të implementohen aktivitet e parapa në këtë strategji.
“Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme që po bën Policia e Kosovës në luftimin e krimit të organizuar, kërkojë angazhim shtesë duke marrë për bazë rastet e fundit të shtimit të veprave penale. Kam besim të plotë se Policia e Kosovës është e aftë dhe do të menaxhojë edhe me këto raste me sukses ”, theksoi zëvendësministri Shkodra.
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...