Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ka nisur pastrimin e rrëshqitjeve të dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prizren.
Sipas ministrisë, projekti për sanimin e skarpateve është hartuar dhe kontrata është nënshkruar më 10 prill 2026, por procesi është vonuar për shkak të ankesave në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP).
Ministria ka theksuar se autoudha po pastrohet aktualisht dhe ka fajësuar OShP-në për zvarritje të procedurave, duke thënë se nëse nuk do të kishte vonesa, punimet do të kishin përfunduar më herët.
Po ashtu, MIT ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin gjatë kësaj periudhe.
Zjarr i madh te Rana e Hedhun në Shqipëri, zona me pisha për...
65 zyrtarë policorë trajnohen për “Ballafaqimin me turma” në...
Rrëzohet apeli i Selimit lidhur me vazhdimin e paraburgimit
Nënshkruhet memorandum për restaurim të objektit të Institut...
Dyshohet se mori pagë pa shkuar në punë për 7 vjet, ndalohet...
McKinney viziton Kosovën, theksohet bashkëpunimi në fushën e...