Ministria e Financave në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe GIZ, sot do të mbajë ceremoninë e lansimit publik të Portalit të Transparencës.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë ministri i Financave Bedri Hamza, ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt, menaxheri për Kosovë në GIZ David Oberhuber, Ambasadorët e shteteve të Kuintit në Kosovë, përfaqësuesit e Institucioneve Financiare Ndërkombëtare, rektorët e Universiteteve Publike dhe Private, përfaqësues të Instituteve dhe organizatave joqeveritare në Kosovë, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Ministria e Financave në bashkëpunim me Projektin për Reformën e Financave Publike në Kosovë, të implementuar nga Bashkëpunimi Zhvillimor Gjerman (GIZ) në emër të Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, ka finalizuar “Portalin e Transparencës”, si një ndër projektet më të rëndësishme të realizuara për transparencën buxhetore, jo vetëm në vend, por edhe më tej.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë