Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Banka Qendrore e Kosovës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar do të organizojnë të enjten një konferencë për media.
Sipas njoftimit të MFPT-së, në këtë konferencë do të shënohet përmbyllja e suksesshme e Programit të Aranzhimit për Gatishmëri (SBA) për Kosovë në shumë prej 100 milionë euro si dhe aranzhmani Resilience and Sustainability Facility në shumë prej rreth 80 milionë euro.
“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e përbashkët për media, e cila organizohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Banka Qendrore e Kosovës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Gjatë konferencës, do të shënohet përmbyllja e suksesshme e Programit të Aranzhimit për Gatishmëri (SBA) për Kosovë në shumë prej 100 milionë euro si dhe aranzhmani Resilience and Sustainability Facility në shumë prej rreth 80 milionë euro”, thuhet në njoftim.
Në konferencë, bëhet e ditur se mediave me fjalë rasti do ju drejtohen Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, si dhe Kreu i Misionit të FMN-së në Kosovë, David Amaglobeli.
Konferenca do të mbahet nesër, më 20 mars, në ora 13:30, në Objektin e Qeverisë, Salla P-32./Arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar