Ministri i Ministrisë së Administratës Publike , Mahir Yagcilar, ka pritur në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Strand Sjaastad.
Në këtë takim, Ministri Yagcilar dhe Ambasadori Sjaastad kanë bashkëbiseduar rreth përkrahjes norvegjeze në fushën e e-Qeverisjës. Ambasadori norvegjez ka shprehur gatishmërinë për ofrimin e përvojave norvegjeze për institucionet e Kosovës në fushën e e-Qeverisjes, duke u bazuar në rolin e rëndësishëm, që ka Ministria e Administratës Publike, në kuadër të së cilës funksionon Agjencia e Shoqërisë së Informacionit.
Me këtë rast, ministri Yagcilar pos që e ka falënderuar ambasadorin Sjaastad për mbështetjen, ai e ka informuar atë lidhur me gjendjen aktuale në institucionet e Republikës së Kosovës dhe me të arriturat në fushën e e-Qeverisjes dhe të modernizimit të administratës publike në Kosovë.
Ministri tha se Kosova posedon legjislacion përkatës për avancimin e kësaj fushe, kurse MAP-i ofron mbështesje teknike për infrastrukturën e TIK-ut, për të gjitha institucionet, përfshirë edhe nivelin e pushtetit lokal. Ambasadori u njoftua edhe me një varg projektesh të realizuara, që krijojnë parakushte për zhvillimin e mëtejmë të sistemeve të informacionit siç janë: ndërtimi i infrastrukturës se rrjetit kompjuterik shtetëror për të gjitha institucionet e Kosovës, ndërtimi i Qendrës së të Dhënave Shtetërore, zhvillimi i Platformës se Interoperabilitetit (Ndërveprimit), krijimi i Portalit për të Dhënat e Hapura si dhe projekte të tjera me rëndësi.
Gjithashtu, Ministri Yagcilar ka theksuar se jemi në fazë të vazhdimit të investimeve në krijimin e Portalit Shtetëror të Shërbimeve Elektronike, si mundësi për ofrimin e shërbimeve online.
Ndërkaq, ambasadori Sjaastad ka falënderuar ministrin Yagcilar, si dhe ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e kontakteve për identifikimin e prioriteteve të cilat kanë të bëjnë me zhvillimet e e-Qeverisjes, ku mund të ofrohet mbështetja nga ambasada e Norvegjisë në këtë fushë.
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...