Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar.
Në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi i mirë në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, sidomos sa i përket bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe Policisë së Turqisë.
Me këtë rast ministri Veliu theksoi prioritet e MPBAP-së, në ngritjen dhe avancimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë, reformën në administratën publike, luftimin e të gjitha formave të krimit dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Ministri Veliu u zotua se Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, ta bëjë institucion transparent dhe kredibil, një institucion të besueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për partnerët tonë ndërkombëtarë.
Ndërsa ambasadori i Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar, e uroi ministrin për detyrën dhe shprehu përkushtimin e vendit të tij në thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës. /arbresh.info/

Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, 54-vjeçari arrestohet...
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...