Ministria e Drejtësisë që nga sot ka hapur procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.
Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka thënë se sot është ditë e veçantë për mua si ministër dhe ditë e veçantë për sistemin e drejtësisë, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se sundimi i ligjit përbën një nga parimet themelore të shoqërisë.
“Kosova ka një sistem të drejtësisë në formë bashkëkohore. Për 17 vjet tradita juridike ka prodhuar legjislacion dhe institucione të drejtësisë për tu përballur me nevojat që e kanë karakterizuar vendin”, ka thënë ministri Tahiri.
Sipas tij viti 2018 është përcaktues në të cilin po hapet debati për sistemin e drejtësisë.
“Rishikimi funksional bazohet në disa parime të cilat janë rritja e efikasitetit të sundimit të ligjit, vlerësime i strukturës dhe kapaciteti i institucioneve të sundimit të ligjit”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...