Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi nesër do të vizitojë Republikën e Shqipërisë.
Selimi atje do të zhvillojë takim pune me homologen e tij, Ministren Etilda Gjonaj, transmeton Arbresh.info
Njoftimi i plotë nga MD:
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, të enjten, me datë 10 gusht 2020, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, ku do të zhvillojë takim pune me homologen e tij, Ministren Etilda Gjonaj.
Takimi me Ministren e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, znj. Etilda Gjonaj do të mbahet në ora 11:00. Ndërsa, nga ora 11:45, dy ministrat do të deklarohen për media në një konferencë të përbashkët, e cila do të organizohet në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, Bulevardi “Zog I – rë”, Tiranë.
Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë aktivitet të ministrit Selimi.
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...
Konjufca takohet me Sorensenin në Bruksel, diskutojnë për di...
Irani zgjeron “zonën operative” të Ngushticës së Hormuzit në...