Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi bashkë me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, do të udhëtojnë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ata do të takohen me përfaqësues nga Departamenti i Shtetit dhe zyrtarë të lartë të sistemit të drejtësisë amerikane.
“Sot, bashkë me Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, do të udhëtoj për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të takohem me përfaqësues nga Departamenti i Shtetit dhe zyrtarë të lartë të sistemit të drejtësisë amerikane. Qëllim i vizitës është rritja e bashkëpunimit, marrja e ekspertizës dhe përpjekjet e vazhdueshme të përafrimit me standardet amerikane në fushën e drejtësisë”, shkruan Selimi në Facebook.
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri