Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë fundjavës zhvilloi një takim me Ministrin e Investimeve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Khalid Al-Falih, i shoqëruar nga Shefi Ekzektuiv i Fondit Saudit për Zhvillim, Sulltan Al-Marshad, dhe Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Faisal Ghazi Hifzi.
Gjatë takimit, dy palët shprehën vlerësim të lartë për bashkëpunimin e deritanishëm në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite, raporton Arbresh.info.

Ministri Murati theksoi rëndësinë e mbështetjes nga Mbretëria e Arabisë Saudite për përfundimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë, si objektiv i rëndësishëm infrastrukturor që do të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Tutje, Ministri Murati theksoi edhe rëndësinë e krijimit të linjave të drejtpërdrejta të fluturimeve nga Kosova drejt Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe anasjelltas, që do të ndihmonte në zgjerimin e bashkëpunimit në sektorin e turizmit në mes të dy vendeve.
Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia dhe nevoja për investime në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, ashtu që të përmirësohet infrastruktura shëndetësore dhe të ngritet kualiteti i shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Nga ana e tij, Ministri Al-Falih bëri të ditur vullnetin e Mbretërisë së Arabisë Saudite për të mbështetur Kosovën me investime në sektorët e lartëpërmendur, si dhe sektorë të tjerë të rëndësishëm për zhvillimin e vendit. Ai shprehu përkushtimin e thellë për të forcuar partneritetin ndërmjet dyja vendeve./Arbresh.info/
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...
Lirohet qarkullimi i automjeteve në Jarinjë
Deklarata e Rashiqit për tokën e Manastirit të Deçanit, Hara...
Haxhi Avdyli dorëhiqet nga Guxo pas sulmeve ndaj Vjosa Osman...
Shteti nis monitorim të rreptë për çmimet e naftës dhe benzi...
Rrahje masive në Brazil, gjyqtari ndanë 23 kartonë të kuq ...