Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, thotë se urgjentisht duhet të caktohet Bordi i ri i Përkohshëm i Telekomit.
“Tash jemi në një situatë kur duhet të veprojmë menjëherë. Së pari duhet të caktojmë Bordin e ri të Përkohshëm të Telekomit, përderisa konkursi është i hapur për përzgjedhjen e Bordit të Rregullt të Telekomit”, tha ministri Kuçi.
Ai në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka treguar edhe hapat që do të merren për të ç’ bllokuar llogaritë e Telekomit.
“Më pas ne i kemi shqyrtu disa alternativa që unë po i propozoj për të proceduar tutje, pasi na duhet të ç ‘bllokohen llogaritë. Alternativat e shqyrtuara deri më tani janë:1.Marrëveshje për shlyerjen e detyrimit;2.Të subvencionohet Telekomi për të kaluar gjendjen ekzistuese 3. redi Telekomit për të kryer borxhin dhe më pas ata ta kenë përgjegjësi kthimin e kredisë;4.Të huazojmë mjete nga Qeveria në llogari të Telekomit, mirëpo mjete të cilat duhet të kthehen në Qeveri në një periudhë që caktohet më pas;5.T’i jepet kredi afatgjate Telekomit në kuadër të Masave të Pandemisë si dhe Të shqyrtohet privatizimi i pjesshëm i Telekomit”, u shpreh ministri Kuci./arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...