Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka theksuar se do të bëhet pjesë e kabinetit të ardhshëm qeveritar vetëm nëse kryeministër do të jetë Albin Kurti.
Në një konferencë për media, Krasniqi ka nënvizuar se gjatë këtij mandati ka pasur një partneritet të shkëlqyer me kryeministrin Kurti.
Ministri ka komentuar gjithashtu për qasjen e kushtëzimit ndërmjet partive, duke e cilësuar atë si një mënyrë të gabuar për bashkëpunim.
“Po, do të jem pjesë e një koalicioni të ardhshëm e tash është mirë i definuar ky partneritet. S’ka asnjë dyshim se do të jem pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar, e do të jetë vetëm pjesë e një koalicioni ku kryeministër është Albin Kurti. Nuk besoj që qasja e kushtëzimit të ndërsjellë është qasja e duhur për bashkëpunim. Qasja e kushtëzimit nuk është qasje që e preferoj në politikë”, u shpreh ai./Arbresh.info
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...