Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh ministri i jashtëm Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj ndalimit karateistëve dhe deputetëve të Kosovës që të hyjnë në Serbi, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se serbët duhet të heqin dorë nga sindroma e të ndjerit të poshtëruar ndaj idesë së Kosovës si shtet i pavarur.
Të plotë e gjeni shkrimin e z. Pacollit në Facebook:
“Serbët duhet të heqin dorë nga sindromi i të ndjerit të poshtëruar prej idesë së Kosovës së pavarur, ide botërisht e pranuar. Kjo sindromë i bën që të shohin si rrezik për dinjitetin e tyre praninë e karateistëve dhe parlamentarëve të Kosovës në territorin e tyre me simbole shtetërore në Ditën e Evropës. Ju bëj thirrje fqinjëve kufitarë: shikoni vetëm përpara!”./Arbresh.info/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...