Në konferencën ndërparlamentare të organizuar nga Piero Fassino, ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio kërkoi nga Evropa të mbështesë Ballkanin Perëndimor dhe përpjekjen për të negociuar me një perspektivë konkrete integrimi.
Ai theksoi se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe meriton liberalizimin e vizave, shkruan ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando në një postim në Twitter.
Ndryshe, në seminarin mbi Ballkanin Perëndimor me temën “Ballkani Perëndimor: midis multi-polaritetit dhe procesit të integrimit evropian”, organizuar nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Piero Fassino, u tha se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.
Ndërsa i takon Kosovës dhe Serbisë , ai tha se ato duhet të vazhdojnë dialogun pasi është qenësor për aspiratën evropiane të të dyja vendeve.
Baldini nis revolucionin te Italia, ndalon rrjetet sociale g...
Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt