Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konaković.
Sipas Osmanit, ministri i Jashtëm i Bosnjë e Hercegovinës do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
“Sot mirëprita Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konaković, i cili e pranoi ftesën time për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Kjo vizitë e rëndësishme dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon”, shkruan Osmani në Facebook./Arbresh.info/
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
Hoffenheimi e “blindon” Albian Hajdarin deri më 2031
Pirro Çako dhe Fifi sjellin këngën “Të kam në mend”
Ngjarja e rëndë në Gjakovë/ 29 vjeçari që vdiq në vendin e p...
Rama: Pranojmë që SHBA të nisë operacione ushtarake nga Shqi...
Deputeti i LVV: Opozita mezi po e presin 28 prillin, për ta ...