Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, i ka thënë TV Prva se “Beogradi, pavarësisht nga sjelljet e Prishtinës, që ka refuzuar çfarëdo bashkëpunimi, ka indikacione të caktuara se kush është vrasësi (i Oliver Ivanoviqit – v.j) dhe se dihet lëvizja e personave të caktuar në Kosovë dhe shkuarja e tyre në një vend perëndimor”, transmeton Koha.net.
“Po përpiqemi me atë vend perëndimor të marrim konfirmim. Duhet të jemi seriozë, që të dhënat që i kemi siguruar t’i mbështesim në fakte” është shprehur Stefanoviq, duke shtuar se në hetime nuk po merr pjesë as EULEX-i.
Sipas tij, Prokuroria serbe i ka dërguar Prishtinës mijëra shkresa, me të cilat ka kërkuar gëzhojat nga vendi i ngjarjes. “Prokuroria ose nuk ka marrë përgjigje ose ka marrë ato që nuk i ka kërkuar. Kemi kërkuar gëzhojat origjinale, ndërsa kemi marrë gëzhoje të klonuara”, citohet Stefanoviq nga B92, që ka transmetuar deklaratën e tij në TV Prva të Beogradit.
Stefanoviq ka përsëritur se Millan Radojiçiq ka dhënë deklaratën e tij dhe se ka dëshmi se nuk ka qenë në atë moment në hapësirat e Kosovës, ndërsa hetimet që po i bën Beogradi nuk janë “shkel e shko”.
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman