Ministri Agani pranohet atnëtar i rregullt i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve

08:15 | 8 Shkurt 2016
M. A.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani është pranuar  anëtarë i rregullt në “European Academy of Science and Arts”me seli në Salzburg të Austrisë.

Kjo akademi  në gjirin e saj ka 5 fitues të çmimit Nobel. Fokusi kryesor i kësaj akademie janë shëndeti, dialogu, dhe toleranca.

Akademia Evropiane e Shkencave dhe e Arteve është  themeluar në  vitin 1985 në  zemër të  Salzburgut  dhe njëra ndër objektivat e saj mbetet promovimi i dialogut ndërkombëtar për të mirën e atyre që jetojnë dhe punojnë në Evropë.

Pranimi i prof.Aganit në këtë institucion akademik është dëshmi e qartë e fushëveprimit të tij të deritashëm dhë përgatitjeve të larta shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Përveq dhjetëra punimeve shkencore dhe paraqitje ndërkombëtare anë  e kënd globit, profesor Agani ka marrur edhe cmime ndërkombë tare dhe është  laueruar me titullin Doctor Honoris Causa.

Në  vitin 2005 është  nderuar me cmimin “Max Hayman” për punë humanitare nga Asociacioni Ortopsikiatrik në SHBA, kurse më  2 Tetor 2012, u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa” për reformën e sistemit shëndetsor si dhe ndërtimin e marrëdhënieve të miqësisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Turqisë nga Universiteti Nigde, Republika e Turqisë. Gjithashtu, Dr. Agani u nderua edhe me çmimin “Qytetar Nderi” i qytetit Kale të Republikës së Turqisë.

Shpërndaje në rrjete sociale