Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD),Ehat Miftaraj është shprehur i habitur se si prokurorët nuk punojnë në ditë pushimi por krimin e “luftojnë” vetën në ditë pune dhe brenda orarit të punës.
Miftaraj përmes një shkrimi në “Facebook”, këto komente i bëri për rastin e intervistimit të deputetit të VV-së, Haki Abazi, i cili foli sot për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit. Por, deputeti pritet të intervistohet tek ditën e hënë, shkruan arbresh.info
“Kaq për seriozitetin e Prokurorisë Speciale”, shkroi Miftaraj.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Prokuroria Speciale e Republikes se Kosoves e fton te henen, deputetin Abazi per ta marr ne pyetje lidhur me rastin Dehari.
Sot e enjte, pastaj e premte, e shtune, e diele, dhe ne fund vjen e hena.
Prokuroret qe paguhen afersisht mbi 2500 euro ne muaj, nuk ben me punu kur eshte dite pushimi.
Kaq per seriozitetin e Prokurorise Speciale. Keta krimin e “luftojne” vetem ne dite pune dhe brenda orarit te punes. /arbresh.info/
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...