Lëvizja Rinore për Integrim organizoi një shfaqje artistike në kuadër të festave të 28-29 nëntorit të titulluar “UNË dhe TI Talente”.
Gjatë aktivitetit, Kryetari i LSI-së Ilir Meta përshëndeti organizatorët dhe përgëzoi të rinjtë për iniciativën dhe talentin e tyre, ndërsa theksoi se kjo rini është e ardhmja e vendit dhe si e tillë duhet bërë gjithçka që ata ta gjejnë veten në Shqipëri, shkruan oranews, transmeton arbresh.info
Në këtë aktivitet, që u zhvillua në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë, ishin të pranishëm edhe Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta, Nënkryetarët e LSI-së, znj. Kejdi Mehmetaj dhe z. Endrit Braimllari, Kryetarja e LRI-së, znj. Floida Kërpaçi, etj.
Në kuadër të festës së pavarësisë dhe të çlirimit, gjimnazistët e LRI-së performuan me këngë dhe valle nga të gjitha krahinat e Shqipërisë si dhe vunë në skenë një shfaqje teatrale.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...