Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla duke folur për mesazhet kërcënuese në veri ka thënë se janë pjesë e luftës hibride si dhe destabilizimit.
Ai ka thënë këto veprime bëhet edhe për të friksuar qytetarët serb që janë lojal ndaj shtetit të Kosovës
“Kjo është luftë hibride me qëllim që situata në Kosovë të mos përmirësohet edhe më tutje. Janë kapsolla të destabilizimit, qoftë politik qoftë të sigurisë. Por po ashtu bëhen që popullata ynë e etnisë serbe në një mënyrë apo tjetrën për disa të inkurajohet e për disa të frikësohen, grupi i dytë lojal ndaj Republikës së Kosovës, duke tentuar të shfaqin prezencën e tyre në Kosovë”, ka thënë Sveçla për Tëvë1.
Ai ka thënë se grupe të tilla nuk kanë potencial për destabilizim.
“Unë po e thamë prapë që potenciali i tyre për destabilizim nuk ekziston duke qenë se institucionet e Kosovës janë fuqizuar në atë pjesë të Republikës. Por ne të gjitha këto provokime, të gjitha incidentet sado minore të jenë ne i marrim jashtëzakonisht seriozisht, përgatitemi dhe i përgjigjemi me nivel adekuat”, ka thënë ai.
Në mbrëmjen e së martës në rrugën “Vasilije Ostrovski” në Mitrovicën e Veriut, është hasur një shkrim kërcënues në mur, i adresuar kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
LEXO EDHE:
Grafite kërcënuese ndaj Kurtit në veri, rasti iniciohet si kanosje
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...