Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona të panjohur kanë thyer një veturë derisa pronarët e veturës ishin në një aheng familjar në restorant.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se të dyshuarit kanë vjedhur një cantë krahu, ku brenda kishte stoli ari dhe dokumente personale.
Ndërkaq, vetura ishte më targa të huaja.
“Dy ankues (një mashkull dhe një femër) kanë raportuar se, derisa ishin në një aheng familjar në një restorant, persona të panjohur u kanë thyer veturën (me targa të huaja) dhe kanë vjedhur një çantë krahu, në të cilën sipas ankuesve sipas ankuesve kishte stoli ari dhe dokumente personale. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë/Arbresh.info/
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën