Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, në konferencën që po mbahet për media, tregoi se numri i bashkatdhetarëve që po vinë në Kosovë për festa është shumë i madh.
Ai tha se çdo ditë të vikendit nga 20 mijë bashkatdhetarë hyjnë në Kosovë.
“Ka rritje të numrit të bashkatdhetarëve që po hyjnë në Kosovë. Ccdo ditë vikendi nga 20 mijë bashkatdhetarë hyjnë në Kosovë, rreth 7 mijë e 500 hyjnë përmes aeroportit, ndërsa nga pikat tokësore nga Dheu i Bardhë hyjnë mbi 4 mijë qytetarë”, tha ai.
Mehmeti bëri të ditur se Policia e Kosovës po vazhdon të kontrolloj për respektim të masave
“Po vazhdojmë me kontrollime që nënkuptojnë edhe shqiptimin e gjobave. Jemi duke bërë punë parandaluese në vetëdijesimin e qytetarëve. Ne jemi duke zbatuar gjitha vendimet që i ka nxjerrë Qeveria e Kosovës”, shtoi ai.
Dita e Evropës, BE organizon sot aktivitete kulturore dhe ko...
Parashikimi i motit për sot
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri