Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar sot shefin e Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it, gjeneral brigade John P. Maier, me të cilin ka diskutuar mbi situatën e sigurisë në vend dhe rajon.
Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se situata e sigurisë në vend është e mirë,” sikur edhe niveli i bashkëpunimit të ndërsjellë dhe atij në nivelin e përgjithshëm institucional”.
“Bashkëpunimi dhe koordinimi me KFOR-in vazhdon si gjithmonë në nivelin më të fortë. Ministria e Mbrojtjes ka fokusin e plotë në përmbushjen e misionit kushtetues dhe detyrave ligjore të FSK-së në shërbim të sigurisë dhe stabilitetin në vend dhe rajon”, ka shtuar ai.
Kurti për bashkimin LDK-Osmani: Le të punojnë me çka dinë e ...
Rama mbledh drejtuesit politikë në selinë e PS
Kurti për shtyrjen e vendimit për katërshen e UÇK-së: Kosova...
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...