Ministri i Mbrojtës së Kosovës, Armend Mehaj, ka premtuar kushte më të mira për ushtarët e FSK-së gjatë vitit 2022, si dhe më shumë pajise moderne.
Mehaj, ka vizituar njësitet e FSK-së, duke filluar nga: Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së, pastaj Komanda e Forcave Tokësore, Komanda e Logjistikës, Garda Kombëtare dhe Regjimenti Tretë i Këmbësorisë.
“Gjatë këtyre vizitave, ministri Mehaj ndau përgëzimet për sukseset e panumërta të vitit që lamë pas. Përveç përgëzimeve, ministri Mehaj ua prezantoi synimet e tij për vitin që sapo kemi hyrë, ku krahas objektivave operacionalë, me theks të veçantë u garantoi më shumë kushte pune, mirëqenie më të lartë, mundësi të reja aftësimi të mëtejmë dhe më shumë pajisje moderne në vitin 2022”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes./arbresh.info/
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...