Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka shprehur mirënjohjen e tij për angazhimin e Policisë së Kosovës, në angazhimin e saj për mbajtjen e rendit dhe sigurisë në vend.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, tha se rasti i fundit i sulmit ndaj policisë kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar, na bënë shumë nder dhe krenar të gjithëve.
“Në emrin tim, Ministrisë së Mbrojtjes dhe gjithë ushtarakëve të FSK-së shprehim mirënjohjen maksimale për policët tanë, gra e burra heroik, gardianë të sigurisë dhe rendit tonë publik, si dhe luftëtarë të pakompromis në zbatimin e ligjit. Rasti i fundit, kur duke rrezikuar edhe jetën e tyre dhe qëndruar fuqishëm në krye të detyrës, kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar, na bënë shumë nder dhe krenar të gjithëve, krahas përgjegjësisë së të gjithëve që të përkrahim fuqishëm Policinë tonë”.
Mehaj gjithashtu u ka uruar shërim të shpejtë policëve të lënduar gjatë operacionit të djeshëm.
“Policëve të lënduar gjatë operacionit të fundit, u urojmë shërim sa më të shpejtë dhe kthim në detyrat, shërbimin dhe misionin e tyre të shenjtë”, shkroi Ministri Mehaj në Facebook.
Gjatë ditës së diele gjatë një operacioni kundër kontrabandës në komunën e Leposaviqit, pesë zyrtarë policorë u lënduan, pasi të dyshuarit kishin goditur veturën e policisë. /arbresh.info/
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...
Ditë e ngrohtë vere, temperaturat deri në 28°C
KQZ: Nga sot nis numërimi i votave në QKN