Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku me zëvendëskryeministren Emilija Redzepi, zëvendësministrin Redzeplar si dhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga rradhët e komuniteteve, sot takuan qytetarët e Prizrenit, pjesë të komuniteteve turq, boshnjak e romë.
Përmes një njoftimi bëhet e ditur se diskutuan për mënyrën e aplikimit për ushtar, masat e ndërmarra për përmirësimin e mirëqenies së ushtarakëve, planet për të ardhmen, si dhe dëgjuan sugjerimet që do t’i kontribuonin aplikimit më të lehtë.
“Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë multietnike, me element përbashkues vullnetin për t’i shërbyer atdheut, duke ju bërë kështu thirrje të rinjëve për t’iu bashkuar kësaj force që përtej dallimeve kulturore qëndron gjithmonë stoike në mbrojtje të sovranitetit territorial e të jetës së qytetarëve”, tha ndër të tjera ministri Mehaj.
“Ushtria e Republikës së Kosovës në të gjitha nivelet e saj organizative duhet të reflektoj përbërjen e popullsisë, andaj dhe kjo fushatë rekrutuese ka për fokus dy grupe shoqërore, komunitetet etnike dhe gratë.
Republika e Kosovës është atdheu ynë i vetëm, për të cilin jetojmë e vdesim, dhe të qenurit ushtar është forma më fisnike për t’i shërbyer këtij vendi”, shtoi Mehaj./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...