Gradimir Mikiç, kryetari i komunës së Ranillugut dhe Sasha Aleksic, kryetari i Kuvendit komunal, vdiqën sot në një aksident trafiku të tmerrshëm që ndodhi rreth orës 13 në autostradën Nish-Shkup.
Kështu shkruajnë sot mediat serbe, përcjell Telegrafi, duke shtuar se aksidenti ndodhi kur makina “Toyota Landkruiser”, e cila po lëvizte Shkupi në Nish, për arsye të paspecifikuara, doli nga rruga.
Me këtë rast, siç thuhet më tej, janë lënduar Vesna Mikiç, bashkëshortja e kryetarit dhe Davor Petkoviç, kryetar i Departamentit të Arsimit dhe Shëndetit, Ranillug.
Siç thuhet më tej, ata janë jashtë rrezikut për jetë.

Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë