Më shumë se 100 mijë tifozë kanë nënshkruar peticionin duke kërkuar nga UEFA të rizhvillojë finalen e “Euro 2020” mes Anglisë dhe Italisë.
Italia ia doli ta mposht Anglinë përmes penalltive, pasi Donnarumma ndali gjuajtjet e Bukayo Saka, Jadon Sancho dhe Marcus Rashford, transmeton lajmi.net.
Por, në minutat shesë të kohës së rregullt, Chiellini humbi topin dhe e kapi për fanellë Bukayo Sakan, duke e ndërprerë aksionin dhe më pas u ndëshkua me karton të verdhë.
Por, tifozët nuk e kanë parë të arsyeshme këtë karton të verdhë, duke kërkuar që të jetë i kuq.

Në peticionin që tifozët nënshkruan thuhej: “Ndeshja në 11/07/2021 nuk ishte e drejtë aspak. Lojtari i Italisë u ndëshkua me të verdhë edhe pse ngrehu lojtarin e Anglisë si të ishte sllavë”.
“Italia duhej të kishte karton të kuq dhe ndeshja duhet të rizhvillohet. Nuk ishte e drejtë aspak”.
Sidoqoftë, UEFA thuhet se pavarësisht 100 mijë nënshkrime, nuk do e marrë në konsideratë këtë opsion./Lajmi.net/
Lopezi viziton Barcelonën në stërvitje
Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën ...
Florentino Perez merr miratimin për të kandiduar për preside...
Kërcënoi se do vriste Ivanka Trump dhe familjen e saj, arres...
Kurti: Po vazhdojmë restaurimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë...
Ukraina godet infrastrukturën e naftës në Rusi