Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Ambasada ka shpërndarë fotografitë e ushtarëve të FSK-së përkrahë ushtarëve britanik duke mbajtur flamurin e Kosovës në duar, përcjell Arbresh.info.
Në postimin e tyre thuhet se ekipi i fundit i FSK-së ka përfunduar trajnimin e tyre fillestar në Thetford të Mbretërisë së Bashkuar.
“Ekipi i fundit i FSK-së INTERFLEX ka përfunduar trajnimin e tyre fillestar në Thetford të Mbretërisë së Bashluar. Ata tani janë gati dhe të përgatitur për të ofruar trajnimin bazik të këmbësorisë për ukrainasit që u mundëson atyre të kthehen në Ukrainë dhe të mbështesin vendin e tyre gjatë konfliktit që po vazhdon”, thuhet në njoftimin e Ambasadës./Arbresh.info
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman
Super “makazze” në “Ancient”, NAVI një hap larg play-offit t...