Krahas problemit me energjinë, një telash tjetër pritet që të enjten e 3 gushtit t`i godasë hekurudhat e Kosovës.
Drejtues të Trainkosit paralajmërojnë se në këtë datë do të ndërpritet qarkullimi hekurudhor në vend për shkak të kolapsit financiar.
TrainKosi është në kolaps, qeveria nuk i ka ndarë ende mjete financiare, ndërmarrjes që operon vazhdimisht me humbje edhe pse në tërë vendin operojnë vetëm dy linja, ajo Fushë Kosovë – Han i Elezit dhe Prishtinë – Pejë.
Si pasojë, mbi 110 mijë udhëtarë të evidentuar në gjashtë mujorin e parë të këtij viti që shfrytëzojnë këto linja, rrezikojnë të mbesin pa transport.
Në Trainkosi thonë se kjo po ndodh për shkak të mungesës buxhetore, e që për ta është e papërballueshme t`i mbulojnë vetë shpenzimet.
Pas këtij paralajmërimi për ndalje të qarkullimit të trenave, edhe në Infrakos u bëjnë thirrje institucioneve të gjejnë zgjidhje të shpejtë sepse rrezikohen 60% të të hyrave. Ata thonë se ky është gjithashtu edhe lajm shumë i keq edhe për investitorët e huaj.
RTK ka provuar të marr përgjigje edhe nga Ministria e Infrastrukturës por ministri, Lutfi Zharku nëpërmjet postës elektronike tha se ndërmarrjet publike menaxhohen nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, kurse këta të fundit nuk kanë dhënë asnjë përgjigje lidhur me paralajmërimin e ndërprerjes së dy linjave të trenit në mungesë të buxhetit.
Aksident në Prizren, një grua godet me veturë një këmbësor
I dyshuari për vrasjen e “Radullës” në Prishtinë në arrati, ...
Vrasja e rëndë në Mitrovicë, viktima dhe i plagosuri vëllezë...
Chelsea i vendos çmim marramendës Enzo Fernandez
Çmimet e reja të derivateve në Kosovë/Nafta 1.58€, benzina 1...
Tragjedi në Mitrovicë/37-vjeçari humb jetën nga therja me th...