Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar datën 24 dhjetor si ditën e fillimit të gjykimit ndaj vëllezërve Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, si dhe ndaj Igor Dimoviq, të akuzuar për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin-Potokut.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info, zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 9 dhjetor 2024 ka ngritur aktakuzë ndaj të tre të pandehurve, të cilët ngarkohen për sulmin e ndodhur më 29 nëntor 2024 në kanalin e Ibër-Lepencit, një infrastrukturë publike me rëndësi të madhe për furnizimin me ujë të pijshëm dhe për nevojat e prodhimit të energjisë elektrike nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).
Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq dyshohet se më 29 nëntor 2024, rreth orës 18:50, kanë vendosur eksploziv në një pjesë të kanalit të Ibër-Lepencit në Varagë, Komuna e Zubin-Potokut, duke rrezikuar infrastrukturën kritike dhe sigurinë publike./Arbresh.info
Aksident me fatalitet në Lushnjë, vdes 43-vjeçari
Osimhen në “radarin” e Atleticos, në rast të lar...
Qeveria themelon Fondin e Kujdesit Shëndetësor dhe ndan mbi ...
Nafta edhe pak më lirë sot, çmimi bie për disa centë
Pati sezon fantastik me Celticun, Engels tërheq vëmendjen e ...
Rama krahason Zvërnecin me Costa Navarinon: Shqipëria do ta ...