Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se se më 01 prill 2025 do të mbahet ankandi i katërt për vitin 2025. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 7 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (7 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në komunikatë.
Ministria ka njoftuar gjithashtu se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës./Arbresh.info/
Vrasja me nëntë plumba në Llapashticë të Podujevës, i akuzua...
Krasniqi: Kosova ka shumë nevojë për njerëz që dinë të bashk...
Rama publikon fotografinë e drejtorëve të rinj të komunës së...
Haxhiu përkujton martirët e Korishës: Dëshmi e rëndë e asaj ...
OVL UÇK i ndan mirënjohje Shkëlqim Hajdarit
Dorëzuan aparate fotokopjimi të servisuara në vend të të rej...