Drejtoria e Inspektoratit Komunal në Mitrovicën Veriore, me asistencën e Inspektoratit Sanitar të Ministrisë së Shëndetësisë, ka mbyllur përkohësisht një klinikë private me licencë.
Në njoftim thuhet se gjatë kontrollit janë evidentuar dhe larguar pothuajse 30 produkte mjekësore me afat të skaduar.
Gjithashtu, janë konstatuar parregullsi në sistemin e ventilimit, si dhe dokumentacion i pa noterizuar, gjë që përbën shkelje të standardeve ligjore dhe profesionale.
“Nesër pritet që në terren të dalin edhe Inspektorati Farmaceutik dhe ai Shëndetësor për të kryer asgjësimin e artikujve të dyshimtë. Vijon procedura e rregullt për ndërmarrjen e masave financiare dhe pezullimin e mundshëm të licencës, deri në përmirësimin e mangësive të evidentuara me qëllim garantimin e standardeve të sigurisë për pacientët”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kongo rihap aeroportin në Bunia mes shpërthimit të Ebolës
Osmani vlerëson mbështetjen në Dragash: Kur bashkohemi, jemi...
Begaj pret Costën: Shqipëria po ecën me ritëm të shpejtë dre...
KQZ akrediton 15,782 vëzhgues të tjerë për zgjedhjet e 7 qer...
Meta lë përkohësisht burgun, mbërrin në Skrapar për varrimin...
Guardiola i thotë “jo” ribashkimit të tij me Mes...