Zyrtarë të Agjencisë Kosovare për Bujqësi dhe Pylltari kanë hyrë sot në ambientet e ndërmarrjes ilegale serbe “Serbia Shuma”, në Leposaviq.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Sot kemi asistu Ministrinë e Bujqësisë për me hy në pronën e tyre në Leposaviç e cila ishte duke u shfrytëzuar nga Srbija Šuma.”, u shpreh Elshani.
Elshani, tha se zyrtarët e agjencisë e konsiderojnë këtë objekt si pronë të tyre.
Ai theksoi se tani kjo ndërmarrje serbe do të mbyllet.
Elshani deklaroi tutje se në këto hapësira pritet të vendoset ndërmarrja publike kosovare për mirëmbajtjen e pyjeve./Arbresh.info/
Mbi 61% të votave të numëruar, LVV e para bindshëm me 50.24%
Mbi 48% të votave të numëruar, prin LVV me 49.18%
Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin +4
Rezultatet e para: LVV-ja prin
Ramush Haradinaj propozon qeveri të opozitës, u bën ftesë LD...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme