Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka njoftuar se është mbyllur aplikimi për thirrjen publike “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit”
“Mbyllja e parakohshme është rezultat si pranimit të mbi 2 mijë aplikimeve të cilat përmbushin buxhetin e destinuar për subvencionim të masave, izolim të mureve, kulmit dhe ndërrim të dyerve e dritareve të jashtme, deri në 45% të shumës (5% bonus për shtëpitë që janë pronë e gruas ose bashkëpronësi e çiftit) duke mos kaluar kufirin maksimal 5500 euro”, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se aplikacionet kanë filluar të shqyrtohen sipas radhës së arritjes së tyre,dhe se tashmë janë dorëzuar edhe letrat e para të para-aprovimit.
“Të gjithë ata që pranojnë këtë dokument, duhet të ndjekin edhe më tutje rregullat e parapara në thirrjen publike (Thirrja Publike) deri në përfundim të procesit kur edhe marrin paratë”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/
Numërohen mbi 40% e vendvotimeve- këto janë pesëshet më të v...
Turqia arreston mbi 350 të dyshuar, si pjesë e një operacion...
IKSHPK jep këshilla për mbrojtje nga gripi sezonal
Arrestohet një 42-vjeçar në Prishtinë për vjedhje të rëndë
Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes ...
Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident, vetëm nj...