Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen disa Komisione parlamentare.
Nga ora 09:00, do të mblidhet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, e cila në rend të ditës ka katër pika përfshirë edhe shqyrtimin e Projektligjit për buxhetin 2024, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa, me fillim nga ora 10:00, do të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë me katër pika në rend të ditë, si dhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere me shtatë pika në rend të ditës.
Mbledhja e fundit për sot është Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione e cila pritet të filloj nga ora 13:00.
Në rend të ditës janë tri pika për tu diskutuar./Arbresh.info
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa