Sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve të Kuvendit të Kosovës.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do të bëj shqyrtimin e Raportit vjetor të Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës – AKRK për vitin 2021.
Kurse Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike fdo të bëj shqyrtimin e Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të NPH “Ibër – Lepenc” sh.a, për vitin e përfunduar më 31 Dhjetor 2021. Për këtë të ftuar: Kryetari i Bordit z.Bajram Mustafa dhe U.D Kryeshefi ekzekutiv, Januz Kabashi. Do të ketë diskutim edhe për mbikqyrjen e zbatimit të Ligjit 06/L-021 për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike, raporton RTKlive.
Ndërsa Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, dot ë bëj shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrtimin e Projektligjit për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, me raport amendamente të Komisionit funksional për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, shqyrtimin e raportit plotësues për Projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës, me propozim amendamentin e Komisioni funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal; shqyrtimin e Projekt-Rregullores së Kuvendit të Kosovës, me raport amendamente të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Inspektoratin Shëndetësor, me raport amendamente të Komisionit funksional për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.2003/22 për Inspektoratin Sanitar të Kosovës, me raport amendamente të Komisionit funksional për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Kurse Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, bën shqyrtimin e Projektligjit për rregullimin e çmimit të produkteve medicinave dhe shqyrtimin e Projektligjit për Shëndetësi.
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...