Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës do të mbahet në Tiranë dhe jo në Shkodër.
Në një njoftim të Qeverisë së Shqipërisë bëhet e ditur se mbledhja do të zhvillohet më 2 tetor në orën 11:00, në ‘Pallatin e Kongreseve’.
Ndër të tjera dy kryeministrat do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët e cila rekomandon që Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë të mbikëqyrin zbatimin e marrëveshjeve që do arrihen në mes dy vendeve.
Mbledhja e përbashkët e 2 tetorit do të jetë mbledhja e gjashtë e përbashkët e dy qeverive.
Mbledhja e parë e përbashkët u mbajt më 11 janar të vitit 2014 në Prizren dhe drejtohej nga kryeministrat e atëhershëm të Kosovës dhe Shqipërisë, Hashim Thaçi dhe Edi Rama/TCH.
I nxehti godet Francën, raportohet për shtatë viktima
Rüdiger drejt rinovimit me Real Madrid, arrihet marrëveshja ...
Hoti: Sot ekzekutohen shtesat prej 100 euro për pensionistët...
Sulmet e reja amerikane, reagon ushtria iraniane: Do të kenë...
Presidenti Begaj takon Papa Leone XIV, e fton për vizitë në ...
Derivatet në Kosovë: Nafta 1.59 €, benzina 1.53 €