Gjermania është shteti që ka dërguar më së shumti para në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur Instituti GAP përmes një grafike të publikuar me 10 vendet me remitencat më të mëdha në Kosovë për vitin 2023, përcjell Arbresh.info.
Në këtë dhjetëshe, Gjermania radhitet e para me 512.6 milionë euro të dërguara në Kosovë, pasur nga Zvicra me 252.2 milionë euro.
Në vend të tretë radhiten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 98.5 milionë euro të dërguara në Kosovës, në vend të katërt është Austria me 62.2 milionë, ndërsa në të pestin është Italia me 61.6 milion euro.
Sipas GAP, gjatë vitit 2023, remitencat në Kosovë kanë arritur vlerën prej 1.34 miliardë euro. Rreth 9.9 për qind apo 121 milionë euro më shumë se në vitin 2022./Arbresh.info
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë