Shumica apo më saktë, 81 përqind e qytetarëve të Serbisë nuk do të mbështesin njohjen e pavarësisë së Kosovës, madje as si kusht për anëtarësimin në BE.
Këto janë të dhënat që ka nxjerrë nga një anketë me qytetarë serbë Instituti për Çështje Evropiane në bashkëpunim me shtëpinë hulumtuese Ninamedia, shkruajnë mediat serbe, transmeton Arbresh.info.
Sipas sondazhit, 43 përqind e të anketuarve mendojnë se Kosova është e humbur ndërsa 55 përqind e qytetarëve besojnë se Pavarësia e Kosovës nuk do të njihet nga kjo apo ndonjë qeveri e ardhshme e shtetit.
Sondazhi është zhvilluar në periudhën nga 16 deri në 20 mars, në një mostër përfaqësuese prej 1,203 të anketuarish./Arbresh.info
Serbët duan ta heqin simbolin që e vendosi Erden Atiqi në ve...
Kos: Shqipëria për 10 vite dha rezultat, arritja e sotme hap...
Vdes 47-vjeçari pas lëndimeve të marra në aksidentin në rrug...
VIA: Gjykata e Lartë rrëzon Valon Ademin, Behgjet Pacolli ri...
Blerim Isufaj padit KPK-në, kërkon të anulohet konkursi i ri...
Interneti rikthehet pjesërisht në Iran, pas 88 ditësh blloka...