Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën dhe Prokurorinë kanë zhvilluar mbrëmë një aksion antidrogë.
Me këtë rast janë konfiskuar mbi 80 kilogramë narkotikë të llojit heroinë.
Në raportin e fundit të policisë përpos detajeve të tjera është theksuar se janë konfiskuar 11 mijë e 630 euro, 55 dollarë, 670 dinarë të Maqedonisë, 8 mijë e 250 lira turke e gjësende të tjera.
Njoftimi i plotë:
Pas disa veprimeve operativo-hetimore gjatë një operacioni policor nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik- Sektori Qendror, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës në pikën kufitare në Hanë të Elezit është ndaluar një kamion me targa të Turqisë, gjatë kontrollit në të janë gjete dhe sekuestruar 83 kg 592 gr substanca të dyshuara narkotike të cilat dyshohet të jenë heroinë.
Në këtë operacion janë arrestuar shtatë persona meshkuj gjashtë prej tyre kosovar dhe një shtetas i Turqisë, janë kontrolluar pesë lokacione të ndryshme. Lidhur me operacionin nga të dyshuarit janë sekuestruar: kamioni në të cilin janë gjetur substancat narkotike, një kombibus, një veturë, dy armë zjarri me 5 fishekë, para të gatshme 11.630 euro, 55 dollarë, 670 dinar të Maqedonisë, 8250 lira turke, 12 telefona celularë, disa dokumente, ndërsa në proces të sekuestrimit janë edhe 12 vetura, një shtëpi dhe villa në Brezovicë. Të gjithë personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet. /arbresh.info/
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...