Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 15.576, dhe numri total i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë në vendin tonë ka arritur në 243.284.
Qytetet me më shumë raste aktive me coronavirus janë Shkupi me 8.336 raste, Manastiri-1.415, Prilepi-872 dhe Kumanova-529.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.700.555 testime të Covid-19. Numri i të shëruarve është 219.616, ndërsa numri i të vdekurve është 8.092.
Për shkak të trendit rritës të personave pozitivë me COVID-19, autoritetet pritet të njoftojnë nëse semestri i dytë i vitit akademik 2021/2022 do të fillojë në kohë, në çfarë mënyre do të zhvillohet mësimi apo do të ketë vonesa.
Lloji i coronavirusit po përhapet me shpejtësi në pothuajse të gjitha vendet dhe ekspertët paralajmërojnë se kulmi i infeksionit nuk ka ardhur ende.
Përkundër interesimit për të, Jashari e ka bërë të qartë dës...
Operacion policor në Vlorë, ndalohen 5 persona të dyshuar pë...
Brazili jep sinjale pozitive rreth gjendjes së Neymarit në p...
Inter i mbyll derën edhe njëherë tjetër gjigantit turk për C...
Pacolli: Vazhdojmë betejën për Aeroportin e Vlorës, nuk do t...
Kapen mbi 30 mijë euro në veturën e drejtuar nga një serb në...