Në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë u mbajt ceremonia zyrtare e pranimit të instrumenteve muzikore të blera nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Këto instrumente do të përdoren nga shkollat publike të muzikës, dy universitete publike, si dhe nga institucionet kulturore në mbarë vendin, raporton Arbresh.info.
Në ceremoni morën pjesë ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, si dhe sekretari i përgjithshëm i MKRS-së, Bislim Bislimi.
Gjatë fjalës së tij, ministri Çeku theksoi se kjo nismë është pjesë e një prej objektivave kryesore të ministrisë për të përmirësuar kushtet e punës në fushën e artit dhe edukimit muzikor.
“Me durim dhe me profesonalizem po e realizojmë një ndër objektivat e Ministris së Kulturës. Jemi siguru që kur të vijnë të jenë në përdorim të qendrave të kulturës kjo është pjesa e parë do të ketë edhe një raund të blerjeve. T’i shërbejnë si duhet atyre që kanë nevojë. T’i gëzoni instrumenetet shpresoj që shum shpejtë ta kemi edhe një raund të ri, t’i ofrojmë kushte atyre që kanë nevojë për këto instrumente”, tha ai.
Instrumente kanë pranuar shkollat publike të muzikës, ndër to edhe shkolla “Prenkë Jakova”, Teatri i Qytetit në Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Mitrovicë e Podujevë, si dhe shtëpitë e kulturës në Obiliq, Vushtrri, Suharekë dhe Shtime. Përfitues janë gjithashtu Universiteti i Prishtinës — Fakulteti i Arteve dhe Universiteti “Haxhi Zeka”, si dhe institucionet kombëtare të kulturës si Opera e Kosovës, Baleti Kombëtar, Teatri Kombëtar, Ansambli “Shota” dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës./Arbresh.info
Përmbytjet lënë mbi 2 mijë të vdekur dhe të zhdukur në Indon...
Zhduken dy vajza të mitura, njëra në Prishtinë tjetra në Pod...
Dëmtohen varrezat në Obiliq, policia nis hetimet
Arrestohet një shtetas i huaj për vjedhje të rëndë në Prisht...
Ylli i harruar i Juventusit rikthehet në stërvitje pas 550 d...
7 vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës